Nokia Lumia 730 1Microsoft pritet të njoftojë për një numër të madh të pajisjeve të reja në ngjarjen IFA e cila fillon të mbahet këtë javë dhe njëra prej pajisjeve që do të prezantohet është modeli Lumia 730, një smartphone i dizajnuar për selfie.

Për modelin e ri Lumia 730 është përfolur se do të vjen me një ekran 4.7 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë, kemeren frontale 5 megapikselë si dhe do të vijë me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft-i, Windows Phone 8.1.

Konferenca për shtyp në ngjarjen IFA nga Microsoft pritet të mbahet me 4 Shtator në ora 10:00 me ç’ rast do të kemi më shumë detaje rreth modeli të ri Lumia 730 si dhe për pajisje të tjera. /ameble