SHPËRNDAJE

Shërbimi për ruajtjen e të dhënave SkyDrive nga Microsoft nga tani e tutje quhet OneDrive, kompania kishte rënë dakord të ndërrojë emrin e shërbimit vitin e kaluar pas rastit që kishte me transmetuesin në Angli Sky.

[youtube id=”e4NsPPUDjyU” width=”600″ height=”350″]

Për ketë shërbim Microsoft ka lansuar edhe një domain të ri për të përditësuar shërbimet e tyre në hapësirën online, OneDrive.com, edhe pse kompania ka thënë se shërbimi nuk do të ketë ndonjë ndryshim të menjëhershëm përveç emrit dhe domain-it.

Më shumë detaje në lidhje me Microsoft OneDrive mund të gjeni në uebfaqen e re në linkun e më poshtë. Shërbim i ri OneDrive ende nuk është aktiv, mirëpo mund të regjistroni email adresën tuaj që të mund të merrni njoftimin kur të fillojë zyrtarisht. /ameble

https://preview.onedrive.com/

SHPËRNDAJE