SHPËRNDAJE

Microsoft dje ka publikuar dy reklama të reja për Surface 2, duke u kthyer përsëri në strategjinë e tyre të zakonshëm me sulme ndaj Apple-it. Këtë herë tableti i ri-dizajnuar me Windows-RT Surface 2 është shfaqur kundër iPad Air.

Reklama e parë fokusohet në një temë disi të çuditshëm: aplikacioni për receta, ku nëpërmes Surface 2 ju mund të ndiqni recetat pa pasur nevojë të prekni tabletin kurse iPad Air është paraqitur me zë. Sa i përket reklamës së dytë, Microsoft paraqet opsionet familjare të kontrollit. Pajisja përkrah llogari të shumëfishta dhe madje u mundëson prindërve të monitorojnë përdorimin e pajisjes, diçka që iPad nuk mund të bëjë.

Reklamat nga Microsoft mund ti shihni në videot e më poshtme:

[youtube id=”XsknmA96Jv0″ width=”600″ height=”350″]

[youtube id=”knSd7-i9u1c” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE