Ekzistojnë shumë video lojëra në YouTube, dhe Minecraft është një nga lojërat që përfshinë një pjesë të madhe këtu.

Kompania për hulumtime të tregut Newzoo dhe kompania tjetër Octoly kanë hulumtuar prezencën e video lojërat në Youtube dhe kanë dal me disa shifra interesante.

Nëse përmbledhim numrin total të shikimeve për top 20 video lojërat deri në muajin janar 2015, video lojërat përbëjnë 96.6 % të shikimeve. 41 % të shikimeve ishin për video lojën Minecraft. 2.4 miliardë shikime janë bërë për ketë lojë, ndërsa rreth një e treta e kësaj (790 milionë) janë për Grand Theft Auto. Loja e shumë njohur e FIFA-së renditen në vendin e tretë me 368 milionë shikime.

Newzoo Top 20 Game lojerat ne YouTube

Pra, gati gjashtë vjet pas lansimit të lojës Minecraft-it dhe ende nuk po i bie fama. Edhe në kanalin tonë në youtube kemi shfaqur një video të kësaj lojë që spaku shpjegon së si luhet (shih më poshtë)./ameble