SHPËRNDAJE

Minecraft po fiton dhe po bëhet shumë e popullarizuar. Janë bërë gati pesë vjet që kur zhvilluesit kishin lansuar ketë lojë në publikë dhe që nga ajo ditë kjo lojë mbetet ende një ndër lojërat më të mira. Grupi Mojang ende vazhdon të përkrah ketë lojë për përditësime të rregullta dhe për ketë arsye rritet nga dita në ditë.

Tani, versioni për PC i kësaj loje ka shitur më shumë se 14 milionë kopje, ketë e ka bërë publike nëpërmes Twitter-it njëri nga zhvilluesit e kësaj loje Markus (@notch).

Kjo lojë luhet gjithashtu në PlayStation 3, Xbox 360, platformat mobile dhe shumë shpejt do të vijë edhe në PlayStation 4 dhe Xbox One.

Se si luhet dhe çfarë posedon kjo lojë ne kemi bërë një video praktike nëpërmes tabletit, të cilën mund t’a shikoni më poshtë:

[youtube id=”5HblPnB5QcQ” width=”600″ height=”350″]