SHPËRNDAJE

Pa kaluar ende një muaj që nga prezentimi i iPhone 5 tani më kanë nisur thashethëmet tjera për produktin tjetër nga Apple. Këtë herë bëhet fjalë për iPad Mini.

Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, ende pa u shpallur zyrtarisht, iPad mini ka nisur të prodhohet masovikisht në fabrikat e Foxconn-it në Brazil. Tableti 7 inç do të jetë përgjigjja e Apple për tregun në rritje të tableteve 7 inç, që momentalisht është i dominuar nga Amazon dhe Samsung.

Mos të harrojmë edhe faktin që Steve Jobs ka thënë se “ 7 inç është i vdekur ende pa mbërritur në treg”, si duket suksesi që Amazon dhe Samsung kanë pasur me tablet 7 inç ka shtyrë që Apple të rishqyrtojë idenë për tablet 7 inç. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE