SHPËRNDAJE

Nëse jeni dashamirë i smartphone-ve, me siguri së keni dëgjuar për Kongresin Botëror të pajisjeve celulare (Mobile World Congress – MWC), një organizim ky i madh që mbahet në Barcelonë. Edhe nëse nuk keni lidhje me ketë, mirëpo jeni dashamirë i teknologjisë atëherë kjo është një arsye e vogël për t’parë së çfarë i bie të jetë ngjarja MWC. Do ta shpjegojmë në pika të shkurta.

Mobile World Congress (MWC) është organizimi më i rëndësishëm i rrjetit tregtar që mbahet çdo vit, një organizim më i madh se ai CES që mbahet në SHBA.

Ky panair fillimisht ishte organizuar në Kanë të Francës, por me pastaj në vitin 2006 u bartë në Barcelonë të Spanjës, dhe u bë organizim global. Në të vërtetë, nga viti 2008 e me vonë është rritur dukshëm. Më shumë se 67.000 njerëz kanë marr pjesë vitin e kaluar dhe dyshohet se kjo do të rritet edhe me shumë javën e ardhshme. Ne do të përcjellim lajmet dhe të rejat që do të prezantohen atje dhe do të raportojmë vazhdimisht.

Një listë e shkurtër për gjërat që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit përfshijnë, nisjen e serisë Sony Xperia, familjen HTC One, kamera të fuqishme për smartphone si Nokia PureView 808, me pastaj Samsung Galaxy S2 dhe shumë tjera. Microsoft gjithashtu ka përdorur MWC si prezantim në rrjetin global në vitin 2010 ajo ka nisur me Windows Phone 7, në vitin 2011 nënshkroi partneritetin e saj me kompaninë Nokia, dhe në vitin 2012 kishte prezantuar sistemin operativ Windows 8. Pra, shumë gjëra të mëdha ndodhin në Barcelonë gjatë këtij organizimi vjetor.

Nganjëherë aq shumë bëhet zhurmë dhe raportohet për gjëra sa ndonjëherë mund të mos i kushtohet vëmendje apo edhe kalon pa e përcjellë, për ketë arsye HTC javën qe shkoj vendosi të organizoj ngjarjen HTC One në vete, gjithashtu Samsung nuk dëshiron të ndajë hapësirën e prezantimit të smartphone-it të shumë përfolur Galaxy S4, i cili si duket do të prezantohet me vonë ne një ngjarje te organizuar ndaras nga Samsung mirëpo në MWC Samsung do të tregojë pajisje tjera.

Google gjithashtu do të ketë praninë e saj, në anën tjetër Asus e kishte anashkaluar tërësisht ngjarjen e muajit të kaluar CES 2013 për të ofruar “metalic miracle” (sic e quajnë ata) në MWC, kurse kompanitë tjera si Nokia, LG, Sony, etj janë duke planifikuar konferenca për shtyp.

Çfarë saktësisht do të shohim mbetet e panjohur, por ekrane të mëdha, shumë pajisje Android, kamera edhe më të fuqishme për smartphone, madje edhe sistemi operativ nga Firefox mund të shfaqet.

Këto janë vetëm disa nga të priturat që mund ti shohim në ketë organizim, na ndiqni pra për të gjitha ato që do ti sjellim në kategorinë speciale të ndarë për ketë ngjarje, do të ketë edhe ngjarje drejtpërdrejt, zyrtarisht fillon nga e Hëna, 25 Shkurt deri të Enjten, 28 Shkurt. |MWC| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE