SHPËRNDAJE

Moto G 1Motorola ka njoftuar se smartphone-i Moto G ka filluar të pranoj versionin Android 4.4.2 Kitkat. Kjo kompani në lançimin e këtij modeli kishte garantuar se ky smartphone do të marrë përditësimin Android 4.4 Kitkat nga muaji Janar, por si duket ketë e kanë bërë si surprizë para festave të fundvitit për adhuruesit e Motorola-s.

Punit Soni, nënkryetar për menaxhimin e produkteve në Motorola Mobility, e ka konfirmuar lajmin në një blog dhe gjithashtu kishte deklaruar se smartphone-i Moto G mund të blihen nëpërmjet dyqanit online të kompanisë dhe Amazon-it në SHBA që vie bashkë me versionin e ri të Android-it.

Motorola shpjegon së përditësimi  këtu sjell karakteristika të reja dhe disa përmirësime. Disa nga karakteristika të reja në të përfshijnë zgjerime të tilla si statusi me stil ndryshe dhe navigimi në fusha të caktuara, ngjyra të reja, opsioni tek thirrjet e zgjeruar, mënyra e re për editimin e fotove etj.

Kompania gjithashtu ka shtuar menyren për printim të fotove apo  përmbajtje të tjera nga Google Docs, Gmail nëpërmjet lidhjeve Wi-Fi, Bluetooth dhe opsioneve tjera. Moto G përfshinë edhe versionin e ri Google Hangouts që përkrahë mesazhet dhe MMS. |ameble|