SHPËRNDAJE

Moto X (2014) 1 milionJavën e kaluar, Motorola zyrtarisht filloi të marrë para-porosi për modelin Moto X (2014) në Kinë, pasi që bëri një ri-lansim të këtij modeli në tregun e Kinës.

Para-porosit të fundit të modelit Moto në Kinë ishin më 27 Janar, ndërsa pas 4 ditësh si duket ky model është bërë hit në Kinë, duke shtuar numrin e para-porosive në 1 milionë.

Politika e para-porosive në Kinë dallon nga ajo e vendeve të tjera, për arsyeje  se në Kinë, blerësit potencial nuk kanë nevojë të bëjnë ndonjë pagesë për pajisje gjatë porosive, që është dallim i madh krahas vendeve të tjera. Pagesa bëhet vetëm atëherë kur pajisja arrin në stoqe.

Kjo natyrisht do të thotë se, mund të ndodh që edhe blerësit potencial të pajisjeve mund të ndryshojnë mendjen e tyre duke e mos e blerë pajisjen fare, gjë që mund të jetë ndoshta edhe risk për kompaninë. Por, duke pas parasysh Kinën si një treg i madh me potencial të madh të konsumatorëve, të gjitha kompanitë botërore e pranojnë çfarëdo risku, vetëm për të futur si dhe për të pasur sukses në tregun e Kinës.

Përndryshe, modeli Moto X (2014) shqyhet për karakteristika të mira harduerike duke përfshi procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 me shpejtësi  2.5GHz, 2GB RAM memorie, 16 ose 32GB hapësirë të brendshme, ekrani AMOLED 5.2 inç, kamera kryesore 13 megapikselë dhe ka çmimin rreth 400€. /ameble

SHPËRNDAJE