SHPËRNDAJE

Në kohën kur Apple dhe Samsung mundohen të analizojnë arsyet se pse pajisjet e tyre po marrin flakë. Dikush u kujtua të provoj diçka të çuditshme për shkak se mendoi se mund t’ia dilte mbarë. Ai mori pikërisht një Motorola DROID X e cila përmban ekran të madhësisë 4.3 inç , dhe me rezolucion 480 x 854, me procesor 1GHz TI OMAP dhe  512MB RAM. Po, patjetër që këto karakteristika të një telefoni “smart” në ditët e sodit nuk llogariten si diçka e veçantë ngase në treg kanë dalë gjëra shumë  më të shpejta dhe më të bukura. Por pikërisht kjo pajisje është ajo e cila i mbijetoj një zjarri të madh.

Motorola DROID X qëllimisht apo aksidentalisht u hodh në mes të një flake gjersa pran një kamp shtëpizë po flakëronte një zjarr i madh në të cilin hidheshin drunjë dhe gjësende për ta ndihmuar flakën. Copëza prushi dhe drunjë të rënd duke u djegur binin mbi këtë pajisje, kaloi kohë gjersa gjithçka u bë shkrumb e hi. Një dite më pas shkuan të pastrojnë vendin nga pluhuri dhe hiri dhe kur u mendua se pjese e këtij hiri ishte edhe Motorola DROID X befasisht ndodhi diçka e çuditshme. Besoni apo jo, ky smartphone i kishte mbijetuar gjithë këtij tmerri. Edhe pse ai kishte pësuar ca deformime nga forma e tij origjinale, “touchscreen” (ekrani “touch”) i tij, butonat, kamera dhe modulet e zërit të gjithat funksiononit pa problem. Dëmtimet më të mëdha janë vërejtur në pjesën e  baterisë dhe në mikro SD kartë, por prapë se prapë kur u testua të mbushet kjo bateri gjithçka funksionoi pa problem. Qysh në fillim kur Motorola DROID X doli në treg u proklamua se është një smartphone shumë i qëndrueshme dhe ja ku jemi dy vjet më pas me dëshmi të vërtet se ky i fundit ia doli me sukses. |phonearena.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE