SHPËRNDAJE

Motorola-Moto-E-leaks-out-slim-compact-affordableËshtë mëse e vërtet që Motorola po përgatitet për diçka të madhe. Fotografi të ndryshme kanë filluar të qarkullojnë nëpër forume dhe portale të ndryshme me imazhet e produkteve të reja të kësaj të fundit. Tanimë kemi mësuar se së paku njëri nga këta telefona do të quhet Moto E dhe do të jetë një pajisje e përballueshme  në çmim, njëjtë siç ishte Moto G, por shume më  i hollë, dhe më kompakt.

Moto E pritet të fillojë së shituri në Meksikë dhe pritet të kushtoj 230$, pothuajse njëjtë sikur Moto G-ja. Mund të pyesni përse në Meksikë ? Motorola dhe kompani të tjera vazhdimisht janë duke u munduar që pajisjet e tyre me çmimet më të lira ti plasojnë në tregun e Amerikës Latine, ngase kërkesa është tepër e madhe.

Sa i përket specifikave harduerike akoma nuk ka të dhëna zyrtare, por në foton më poshtë mund të shihni specifikat e përfolura të cilat proklamohen të jenë zyrtare. Një gjë e është e sigurt, linja e re e smartphone-ve të Motorola pritet të publikohen brenda pak javëve.   /ameble

MotoE -Ameble

SHPËRNDAJE