SHPËRNDAJE

Javën e kaluar kanë rrjedhur disa pamje dhe disa specifika të smartphone-it të ardhshëm nga Motorola, d.m.th Moto G, kurse tani siç duket Google do të prezantoj ketë model më datën 13 Nëntor.

Kompania Google tani ka lansuar uebfaqen e re për ketë model Motorola Moto G dhe në të ka vendosur datën 13 Nëntor që mund të jetë data e lansimit. Siç duket Motorola do të shfaq ketë ngjarje, drejtpërdrejt për shkak se ka vendosur një buton që thotë “nënshkruajë për njoftim drejtpërdrejt online” për Moto G.

Motorola Moto G

Motorola Moto G është thënë të vijë me ekran HD 4.5 inç me rezolucion 1280 X 720 pikselë në 329 ppi, procesori i tij pritet të jetë Qualcomm Snapdragon 4-bërthamor 1.2GHz.

Karakteristikat e tjera të Moto G përfshijnë platformën Android 4.3 Jelly Bean, 2 kamera ajo frontale do të jetë 1.3 megapikselë kurse ajo e pasme do të jetë 5 megapikselë, lidhjet HSPA+, Bluetooth 4.0, WiFi dhe fuqia e baterisë do të jetë 1950 mAh. |ameble|

SHPËRNDAJE