SHPËRNDAJE

Në një video të publikuar sot nga Motorola, ku paraqitet ora e mençur (smartwatch) Moto 360, kompania flet me shumë për dizajnin e kësaj pajisje të re. Këtu është përkujdesur gjithashtu edhe Google për softuerin. Por pse nuk është dizajnuar me një dizajn të ri modern, por është shikuar nga e kaluara.

[youtube id=”dnerqDWwVgg” width=”600″ height=”350″]

Kemi parë shumë smartwatch të lansuar kohët e fundit, por që të gjithë kanë ofruar një dizajn deri diku të ngjashëm duke futur disa katrorë brenda softuerit, kurse Moto 360 duket tamam si një orë e vjetër, që kanë përdorur gjyshërit tanë dhe që ka një pamje interesante klasike dhe moderne.

“Kur kemi filluar të mendojmë për atë së si do të duhet ta dizajnojmë, ne me të vërtetë jemi kthyer mbrapa,” ka shpjeguar Jim Wicks nga Motorola. “Kemi menduar se nëse do të vendosim për emrin Moto 360, atëherë do ta bëjmë të rrumbullaket.”

Nga ana softuerike, videoja tjetër me poshtë e publikuar nga Google shpjegon platformën e quajtur Android Wear, ku gjithashtu shihet smartwatch Moto 360. Për me shumë shikoni videot se si duket kjo pajisje. /ameble

[youtube id=”QrqZl2QIz0c” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE