SHPËRNDAJE

Moto XKa një kohë të gjatë që janë dëgjuar thashetheme në lidhje me smartphone-in Motorola X, e që tani është konfirmuar nga udhëheqësi i Motorola-s, Dennis Woodside, se ky model do të lansohet gjatë kësaj verë dhe do të quhet Moto X.

Për karakteristikat e kësaj pajisje kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme, të cilat përfshijnë ekranin e plotë me definicion të larë 4.7 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë dhe ndoshta mund të paraqitet me platformën e ardhshme Android 5.0 Key Lime Pie. Pajisja pritet të shitet në mbarë botën.

Kompania Motorola gjithashtu ka edhe disa pajisje tjera të reja për ti lansuar menjëherë pas modelit Moto X, këto pajisje pritet ti lansoj nga tani deri në Tetor, mirëpo nuk ka informacione tjera se çfarë mund të jenë ato, përveç Moto X që është konfirmuar. |ameble|

SHPËRNDAJE