SHPËRNDAJE

Ne nuk kemi harruar për Motorola X-Phone-in e përmendur me herët dhe jemi në pritje se a do të shpallet kjo pajisje në konferencën e zhvilluesve të Google I/O në muajin Maj bashkë me versionin e ri të platformës së Google-it, Android 5.0 Key Lime Pie.

Janë dhënë me herët disa karakteristika për smartphone-in Motorola X-Phone, të cilat përfshijnë ekranin e plotë 4.8 inç me definicion të lartë dhe rezolucion 1920X1080, thuhet se pajisja do të posedoj sensor Exmor R për kamerë nga Sony. Është përfolur të vijë me procesorë quad core dhe memorie të brendshme për të dhëna deri 128GB.

Stafi nga Smarthouse tanimë ka marrë disa informacione në lidhje me pajisjen, nëpërmes Australian Telstra, dhe sipas shefit të kompanisë Bradlow Hugh ajo është përshkruar si një “pajisje që do të ndryshoj gjithçka”.

“Google ka qenë duke punuar në këtë pajisje që një kohë të gjatë. Ajo ka karakteristika të softuerit dhe aftësitë që nuk janë në dispozicion në asnjë smartphone të Samsung Galaxy-së apo në Apple iPhone. Softueri është me të vërtetë i fuqishëm në procesimin i shërbimeve të Google-it si në asnjë tjetër prodhues që ka bërë deri më tani, ka thënë ai”

Ende nuk ka informacione me shumë për ketë super smartphone. |ameble| [divider top=”0″]