SHPËRNDAJE

Motorola x PhoneJanë dëgjuar thashetheme edhe me herët që kompania Google do të lansoj smartphone-in e ri të quajtur Motorola X Phone në konferencën e tyre për zhvillues Google I/O, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm, dhe bashku me lançimin e tij është përfolur edhe për versionin e ardhshëm të Android-it, Android Key Lime Pie.

Tani, sipas një raporti nga PhoneArena, lansimi i Motorola X Phone me sa duket do të vonohet, dhe na duhet të presim deri në muajin Gusht për të parë këtë pajisje të re Android nga Google dhe Motorola.

Për Motorola X-Phone është përfolur të paraqitet me ekran të plotë 4.7 inç me definicion të lartë dhe rezolucion 1920X1080, të ketë sensor Exmor R për kamerë nga Sony. Gjithashtu procesorin 4-berthamorë dhe hapësirën e brendshme për të dhëna deri 128GB. |ameble|