SHPËRNDAJE

Kompania Genius ka shtuar një produkt të ri në gamën e gjerë të mouse-ve. Ky mouse i ri quhet Genius Ergo 8800 që ka teknologjinë e komunikimit wireless në frekuencë 2.4GHz anti-interferencë dhe ka një kohëzgjatje më të madhe të baterisë.

Genius Ergo 8800 ofron disa nga opsionet që ka sistemi Windows 8.1 dhe përdoruesit mund të kalojnë nga programi në panelin Charms (paneli në të djathtë, i cili ka disa nga komandat më të përdorshme). Gjithashtu me këtë mouse ju mund të kaloni në ndërfaqen Metro, e cila është ndërfaqja kryesore në sistemin Windows 8.

Genius-Ergo-8800-mouse

Ky mouse wireless furnizohet me energji nga 2 bateri AA me një kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe ka shtatë butona për t’u përdorur gjatë lojës ose dhe në përdorim ditor. Ndër këta butona përmendim butonat për ndërrimin e faqeve gjatë shfletimit, dhe gjithashtu një buton i veçantë për të ndryshuar rezolucionin e monitorit.

Kompania shpjegon:

“Dizajni i avancuar e bën më të rehatshëm përdorimin e produktit dhe e bën kontrollin e kompjuterit më të lehtë. Forma e tij është e tillë për të lejuar një vendosje më natyrale të dorës, kyçit dhe parakrahut, duke parandaluar dhimbjet e mundshme.”

Për më shumë informacion, vizitoni uebfaqen e Genius. /ameble

 

SHPËRNDAJE