SHPËRNDAJE

Mozilla Firefox

Mozilla ka publikuar versionin e ri të serisë së shfletuesit ueb Firefox 20. Përveç përmirësimeve të privatësisë tek versioni Desktop, ata gjithashtu kanë futur një menaxher për shkarkime. Ky menaxher për shkarkime u mundëson përdoruesve për të monitoruar të gjitha shkarkimet pa pasur nevojë të kalohet në një dritare tjetër.

Krahas shfletuesit të Desktop-it, është përditësuar gjithashtu edhe aplikacioni Android i Firefox-it. Kjo tani e bën Firefox-in kompatibil me pajisjet me arkitekturë të vjetër ARM V6 duke përfshirë Samsung Galaxy Next, HTC Legend, Samsung GALAXY Pop, Samsung Galaxy Q etj.  Gjithashtu, kërkesat e sistemit janë ulur në 384 MB RAM dhe për ekranet QVGA. Me ketë përditësim të ri, përdoruesit e Android-it do të kenë mundësi të rregullojnë shkurtesat e Firefox-it në ballinën e ekranit.

Të dy versionet ofrojnë intimitet në shfletim midis sesioneve private dhe jo-private. Këto versione janë në dispozicion nga tani dhe mund të shkarkohen nga linkat e dhënë me poshtë.