SHPËRNDAJE

Modelet e reja të tabletëve nga Lenovo, IdeaPad B6000 dhe B8000 janë publikuar në faqet e internetit në Gjermani, duke siguruar informacionet e përgjithshme për dy modele të reja.

Lenovo-IdeaPadLenovo IdeaPad B6000 -F karakterizohet me një ekran 8 inç me recolucion 1280 x 800 pikësela dhe vjen me sistemin operativ nga Google Android 4.2 Jelly Bean. Lenovo IdeaPad B6000 poashtu ka të integruar procesorin 4-bërthamor 1.2 GHz nga Mediatek MT8125 i mbështetur nga 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, kamerën kryseore 5 megapikselë  dhe bateri 6,000 mAh për të siguruar përdorimin e pajisjes deri në 16 orë. Çmimi i tabletit Lenovo IdeaPad B6000 është 215 € .

Lenovo IdeaPad B8000 -F ka specifika pothuajse të njëjta sikurse modeli B6000. Dallimi qëndron tek ekrani i cili është 10 inç si dhe bateria 9000 mAh për të siguruar përdorimin e pajisjes deri në 18 orë. Çmimi i tabletit Lenovo IdeaPad B8000 është 280 €.

Për fat të keq nuk ka informata shtesë nëse pajisjet Lenovo IdeaPad do të jenë në dispozicion në vende të tjera në mbarë botën. |ameble|

SHPËRNDAJE