SHPËRNDAJE

surface-may20-event- AmebleMicrosoft ka dërguar një ftesë për gazetarë për ngjarjen që do të mbahet sot gjatë ditës në të cilën pritet të publikohet gjenerata më e re e Surface-it.

Kjo ngjarje pritet të fillojë nga ora 17:00 sipas orës tonë lokale. Fjala “small” i/e vogël është e shkruar në kopertinën e ftesës që nënkupton se Microsoft ka përgatitur atë që është pritur, pra tabletin Surface Mini.

Sipas informatave jo-zyrtare, ky tabletë është i madhësisë 8 inç, me procesor Qualcomm Snapdragon. Për tu siguruar më mirë rreth këtyre të dhënave dhe detajeve të tjera na mbetet të presim edhe pak orë deri sa gjithçka të jetë zyrtare. /ameble

 

SHPËRNDAJE