SHPËRNDAJE

GeeksphoneProdhuesi spanjoll GeeksPhone, që ka bërë smartphone-t e parë me Firefox OS për zhvilluesit, kanë filluar sot me pranimin e paraporosive për dy smartphone-et e tyre Keon dhe Peak.

Përderisa Keon është në dispozicion më çmim prej 119 $, smartphone-i Peak ka qenë me çmim prej 194 $, dhe në kohën kur po shkruajmë, asnjë nuk ka mbetur ne dispozicion (shitja është mbyllur përkohësisht). Nuk jemi të sigurt nëse kompania ka në plan të plotësoj rezervat ditët e ardhshme, por kjo tregon se ka një interes të madh.

Modeli Keon është pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 1GHz, ka 512MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme për ruajtje. Përmban ekran IPS qHD 4.3 inç, kamerën e pasme 8 megapikselë dhe atë frontale 2 megapikselë.

Kurse modeli Peak është i pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 1.2GHz dhe posedon ekran IPS qHD 4.3 inç, dhe gjithashtu përmban kamera të njëjta si modeli i mësipërm.

Këta smartphone për herë të parë janë prezantuar ne muajin Janar. |ameble|

SHPËRNDAJE