SHPËRNDAJE

Kompania HP me në fund ka nxjerr në shitje tabletin e tyre të koduar Omni 10, nëpërmes Microsoft Store. Ky tablet me Windows 8.1 është në dispozicion me çmim 296 € (399 $).

Omni 10 është e pajisur me ekran IPS 10.1 inç dhe rezolucion 1920 x 1200 pikselë, procesorin 4-bërthamor Intel Bay Trail Atom Z3770, memorien 2GB, hapësirën e brendshme për të dhëna 32GB, kamerën e pasme 8 megapikselë, atë frontale 2 megapikselë dhe baterinë për të cilën thonë se qëndron 8.5 orë. Si bonus për ketë model, Microsoft e shet ketë pajisje me paketën Office 2013 pa asnjë kosto shtesë.

HP Omni 10 do të hyjë në një konkurrencë të fortë me tabletë të kompanive Asus, Dell dhe Toshiba. Për sa i përket çmimit që ka nuk është edhe çmim i lirë për të cilin mund të ketë sukses në shitje. |ameble|

SHPËRNDAJE