HTC M8 & M7 LollipopPas një vonese dy javësh, sot është dita që pajisjet më të reja nga HTC, M8 dhe M7, do të fillojnë të përditësohen në versionin më të ri të sistemit operativ nga Android Lollipop.

Edhe pse data zyrtare nga HTC për lansimin e përditësimit ishte e rezervuar për 21 Nëntor, HTC kishte deklaruar se kishin disa probleme teknike që ishin shfaqur gjatë fazës testuese të versionit të ri Android, dhe si duket tani më janë tejkaluar të gjitha pengesat dhe pajisjet janë të gatshme për versionin Android Lollipop.

Madhësia e përditësimit të versionit Android Lollipop 5.0.1, është afërsisht 500MB, andaj para përditësimit pajisja duhet të ketë të lirë hapësirën e brendshme për të mundësuar përfundimin e procesit me sukses.

Të gjithë ata që i posedojnë modelet HTC M7 ose HTC M8 të cilët ende nuk kanë marr ndonjë notifikim për përditësimin e ri, mund të shkarkojnë drejtpërsëdrejti versionin Android Lollipop duke klikuar më poshtë: