SHPËRNDAJE

whatsapp-voice-calling-1Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte lansuar një shërbim të ri i quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, mund të përdorin aplikacionin kompjuter dhe ne edhe në atë kohë, ne kemi përgatitur një edutek se si instalohet WhatssApp në kompjuter.

Më pas kanë filluar të qarkullojnë edhe disa thashetheme për një shërbim të ri nga WhatsApp, pikërisht shërbimi i thirrjeve telefonike i cili nga tani është aktiv.

Shërbimi i thirrjeve aktualisht është i mundësuar vetëm për përdoruesit e platformës Android, ndërsa për platformën iOS dhe ndoshta edhe Windows Phone, pritet të lansohet në javët e ardhshme.

Prandaj, përdoruesit e pajisjeve Android, mund të shkarkojnë versionin e fundit WhatsApp 2.12.5 nga Google Play Store dhe të fillojnë të përdorin shërbimin e ri. /ameble.com

SHPËRNDAJE