Apple ka caktuar një ngjarje më 9 Shtator, ka gjasa të jetë për iPhone-in e tyre të ri, dhe ndoshta edhe për orën e mençur dhe të shumë përfolur iWatch.

Kompania të enjten ka dërguar ftesa me një shkrim ku thuhet “Wish we could say more.” Çfarë do të thotë kjo? Apple vetvetiu është e entuziazmuar se çfarë do të na tregoj, mund të jetë një iPhone me 4.7-inç dhe 5.5-inç, gjithashtu sipas thashethemeve dhe raporteve të fundit mund të vij edhe ora e mençur, e cila pritet të përqendrohet kryesisht mbi shëndetin.

Apple ngjarja 2014 (2)

Sa i përket smartphone-it iPhone 6, përveç madhësisë së ekranit  ka edhe shumë gjëra që mund të priten, mund të jetë edhe teknologjia NFC në të, i tërë dizajni nga alumini, dhe me më shumë sensor se modelet tjera. Nga iWatch, ndërkohë, pritet të përfitoj platforma Apple HealthKit, e cila ishte prezantuar me versionin iOS 8, si dhe shumë tjera.

Të gjitha këto do t’i kuptojmë me datën 9 Shtator. /ameble