SHPËRNDAJE

Apple iPad ftesaApple siç edhe pritej ka lëshuar ftesë për një ngjarje më 22 Tetor. Kompania ka shumë gjasa të prezantoj iPad të ri, duke përfshirë iPad 5 dhe iPad 2 Mini, përveç këtyre edhe ndonjë kompjuterë Mac. Të paktën, kjo është ajo që është duke u pritur përderisa në ftesë thotë “We still have a lot to cover.”

Thashethemet e fundit sugjerojnë se patjetër do të shohim iPad-ët e ri, duke përfshirë një iPad 5 që do të ketë dizajnin e iPad Mini dhe përfshin procesorin e ri A7. Sensori me prekje të gishtit (fingerprint) do të përfshihet gjithashtu, ngjashëm siç është ne iPhone 5S.

Ndërkaq, iPad Mini 2 pritet gjithashtu të shfaqet me një procesor me të fuqishëm, edhe pse janë bërë thashetheme se a do të jetë me ekran Retina apo jo. Kurse MacBook Pro me ekran Retina pritet të shfaqen me përditësimin e procesorëve Intel të ri Haswell.

Sido që të jetë mbetet të shihet nga dita e prezantimit së çfarë do të shfaqet në të vërtet. |ameble|

SHPËRNDAJE