SHPËRNDAJE

Kompania Corning ka njoftuar se teknologjia e tyre e xhamit Gorilla Glass tani është përdorur në më shumë se një miliard pajisje në mbarë botën, ky lloj xhami i prodhuar nga Corning është përdorur në disa smartphone dhe tableta më të njohur si Apple, Nokia, HTC, Dell, HP, LG, Sony, Lenovo dhe shumë tjera. Gorilla Glass është projektuar për të qenë e qëndrueshme dhe me rezistencë (grithje) zero, e cila e ka bërë atë mjaft të njohur në pajisjet smartphone dhe tabletë, pra gjithmonë kur vendosni të blini pajisje smartphone apo tabletë është me rendësi të shikohet nëse është e përfshirë kjo teknologji në ekran apo jo.

Corning ka folur gjithashtu për modelin e ri të xhamit Willow Glass, i cili është ultra i hollë fleksibil, që është projektuar për t’u përdorur në pajisjet elektronike, dhe kjo mund të përmirësojë prodhimin e LCD-ve dhe paneleve OLED dhe të ndryshojë formën dhe projektimin e pajisjeve në të ardhmen.

Corning është prodhues amerikan i xhamit, qeramikës dhe materialeve të ngjashme, kryesisht për përdorim në industri dhe shkencë. Kjo kompani që nga viti 2008 është përqendruar në sektorë të mëdhenj të biznesit në Teknologjinë e ekranit (Display Technologies). |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE