SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy A7Është e munduar që Samsung të ndryshoj sadopak pajiset e saja të serisë Galaxy A, edhe pse deri me tani vetëm dy pajisje të kësaj serie janë lansuar në treg dhe ato kanë pasur karakteristika mesatare.
Sipas SamMobile kjo pritet të ndryshoj së shpejti, ata thonë se Samsung Galaxy A7 e ka marrur aprovimin nga Komisioni Federal i Komunikimit, që na lë të kuptojmë se Samsung do ta ve ne treg këtë pajisje në një të ardhme të afërme.

Duke u bazuar gjithmonë në shkrimet e SamMobile, Samsung Galaxy A7 do t’i këtë këto karakteristika: ekrani 5.2 inç 1080p, procesori 8-bërthamor Snapdragon 615-64 bit, kamera e pasme 12 megapikselë me aftësi të incizimit të videove 1080P, ajo frontale 5 megapikselë, hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave 16 GB, dhe 2GB RAM.

Ndonëse këto karakteristika nuk janë edhe aq të mira krahasuar me Galaxy Note 4, prapë se prapë këto paraqesin një hap të madh, duke pasur parasysh modelet e kaluara të Galaxy A5 dhe Galaxy A3 të cilat ishin modelet e para të Samsung-ut që janë paraqitur në treg me mbështjelljes metalik.

Samsung është duke eksperimentuar me dizajne të smartphone-ve të ri, ngase Galaxy S5 nuk kishte pasur shitje te mjaftueshme. Të shohim se çfarë do të vijë pas këtij versioni të fundit të tyre. /ameble