SHPËRNDAJE

I shumë përfoluri Nokia EOS me kamerë 41 megapikselë është paralajmëruar të lansohet më datë 11 Korrik në një konferencë të organizuar nga Nokia në New York. Për ketë pajisje gjithmonë është përfolur më emrin e koduar Nokia EOS, mirëpo tani lajmi vjen nëpërmes profilit të Twitter-it @evleaks se pajisja e vërtetë do të quhet Nokia Lumia 1020.

EOS = Nokia Lumia 1020 
@evleaks (@evleaks) June 25, 2013

EOS, që tani quhet me sa duket Nokia Lumia 1020, pritet të shfaqet me kamerë 41 megapikselë, më të cilën kompania ka shfaqur një moto të ngjashme në ftesën e tyre për ngjarjen e muajit të ardhshëm, duke deklaruar më fjalët “41 Million Reasons.”

Nokia Lumia 1020

Prodhuesi finlandez i kësaj pajisje pritet ta lansoj nëpërmes rrjetit AT&T, smartphone pritet të shfaqet me Windows Phone 8 dhe ekran 4.5 inç OLED në 1280 X 768 pikselë.

Ameble më 11 Korrik do të ndjek drejtpërdrejt ketë ngjarje duke filluar nga ora 20:00. |ameble|