SHPËRNDAJE

Nokia CatwalkNokia në serinë e saj të smartphone-ve Lumia ka vendosur ta shtoj edhe një model tjetër me Windows Phone 8, një smartphone ky që sipas My Nokia Blog pritet të lansohet të mërkurën me datën 15 Maj në Londër.

Ky smartphone që njihet si Catwalk, pritet të shfaqet në katër ngjyra, në të bardhë, të zezë, të kuqe dhe kaltër. Për momentin vetëm disa detaje janë në dispozicion, në formë dhe dizajn thuhet të jetë i ngjashëm me Lumia 720 dhe me i lehtë se modeli Lumia 920. My Nokia Blog gjithashtu thotë se kjo pajisje do të ketë ekranin OLED 4.5 inç dhe trashësinë 10 mm. Do të jetë i pajisur me procesor dy-bërthamorë Qualcomm Snapdragon dhe 512 ose 1GB MB RAM.

Momentalisht Nokia ka nxjerrë në treg katër smartphone me Windows Phone 8: Lumia 620, Lumia 720, Lumia 820 dhe Lumia 920. |ameble|

SHPËRNDAJE