SHPËRNDAJE

Nokia Here maps exploreNokia ka deklaruar se shërbimi i tyre i hartave “Here”, së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet e Windows-it me version 8.1. Ky shërbim aktualisht është në dispozicion vetëm për Lumia 2520, edhe pse ekskluzivitetit për ketë pajisje është vendosur t’i jepet fund, gjithashtu çdo pajisje Windows RT dhe Pro do të kenë mundësinë të shkarkoj hartat drejtpërdrejtë nga Windows Store.

Ngjashëm si shërbimet tjera të hartave, edhe Nokia Here ofron gjëra të tilla si pamje satelitore dhe 3D, navigimin dhe drejtimet, pikat me interes dhe mundësinë për të përdorur offline. Nokia ka thënë se versioni i fundit Here për Windows 8.1 është më gjithëpërfshirës se i tanishmi për Windows Phone 8 dhe këto përmirësime do të arrijnë kur të lansohet versioni Windows Phone 8.1. Një nga përmirësimet më të mëdha Nokia ka përmendur se është shumë më i shpejtë.

Përveç që është me i shpejtë, Here për Windows 8.1 është i optimizuar edhe për mouse dhe tastierë dhe përkrah rezolucion më të lartë të pamjeve satelitore. Here Maps për Windows- 8.1 do të jetë në dispozicion për shkarkim pa pagesë në ditët e ardhshme fillimisht për Amerikë, ka thënë Nokia. /ameble

SHPËRNDAJE