Nokia shitorja ne ShangaiNokia po vazhdon me uljen e shpenzimeve të tyre, duke mbyllur kështu shitoren të saj me të madhe të shitjes me pakicë në Shangai të Kinës. Ata kanë hapur ketë pikë shitje në vitin 2007 si shitoren me të madhe të saj në botë.

Situata atëherë ishte si ishte, kurse tani është ndryshe. Në gjashtë vitet e fundit Nokia ka humbur popullaritetin e saj në smartphone, mirëpo tani me modelet e saj të fundit dhe me bashkëpunim me Windows Phone është ngjallur pak dhe është duke luftuar që sado pak të arrijë afër nivelit të Android-it dhe iOS-it.

Sidoqoftë, Nokia tani ka ndryshuar edhe strategjinë e saj të shitjes me pakicë. Për dallim nga Apple e cila qasjen e saj të shitjes me pakicë e ka në vende të veta të vogla, Nokia po rritë praninë e saj në operator mobil si dhe shitoret e palës së tretë me pakicë. Nokia nuk ka mbaruar me ketë, ajo ka në plan të ulë praninë e saj edhe online.

Mbyllja e kësaj shitore në Shangai, do të rezultojë në bartjen në një shitore të vogël. |ameble|