SHPËRNDAJE

Nëse me herët nuk keni dëgjuar thashetheme në lidhje me tabletin e parë nga Nokia, ata tani ketë pajisje e kanë zyrtarizuar dhe është koduar si Nokia 2520.

Nokia Lumia 2520

Ky tablet vjen me ekran IPS 10.1 inç 1080p me reflektim të ulët dhe me mbrojtës Gorilla Glass 2. Ndryshe nga tablet të tjerë të Windows-it që janë lansuar kohët e fundit, Nokia 2520 do të shfaqet me lidhje 4G LTE së bashku me rrjetin WiFi.

Ështç interesante se ky tablet vjen gjithashtu me kamerë të mirë, prapa posedon 6.7 megapikselë e pajisur me lente Carl Zeiss që mund të incizoj video me 1080p në 60fps. Kamera frontale është 2 megapikselë. Ky model përbrenda është i pajisur me procesorë Qualcomm Snapdragon 800 2.2 GHz dhe posedon baterinë me fuqi 8000mAh që mund të qëndroj deri në 10 orë.

Dizajni duket i ngjashëm me Microsoft Surface, por si tablet nuk posedon pjesën shtesë për qëndrim në këmbë. Si zakonisht, edhe ketë model do të nxjerr me një numër të ngjyrave sipas zgjedhjes, në të kuq, bardhë, kaltër dhe zezë (mat).  |ameble|

SHPËRNDAJE