SHPËRNDAJE

Nokia dual SIMNokia është duke u përgatitur për lansimin edhe një smartphone-i me dy SIM kartela me platformën e saj Windows Phone. Modeli i ri me dy SIM kartela është koduar si Nokia Lumia 530.

Pajisja është më e vogël në krahasim me modelin Lumia 630 dhe vjen me një ekran 4 inç. Deri më tani nuk ka shumë informata rreth specifikave të modelit Lumia 530, por ajo çfarë është zbuluar deri më tani është se modeli përkatës nuk do të ketë të integruar kamerën frontale.

Sapo të publikohen specifikat si dhe çmimi i modelit Nokia Lumia 530 ne do t’iu njoftojmë. /ameble

SHPËRNDAJE