SHPËRNDAJE

Edhe pas njoftimit për sistemin e ardhshëm të Windows Server 2012, Microsoft ka deklaruar se nuk do të përfundojë mbështetje për Windows Server 2008 deri në vitin 2015.  Fagerness Sonya, Drejtor për Mbështetje në Microsoft, raporton se mbështetja për Windows Server 2008 është zgjeruar për të pasqyruar lirimin e Windows Server 2012. Sipas Fagerness, Windows Server 2008, gjatë kohës së migrimit ne Windows Server 2012 kërkon përkrahje të madhe, dhe për këtë arsye mbështetja është shtyer deri më 15 janar 2015. Data e paraparë për përfundimin e mbështetjes për Windowds Server 2008 ishte planifikuar deri më 9 korrik 2013. Me këtë vendim për mbështetje, Microsoft mundëson klientëve edhe 2 vite shtesë për të planifikuar migrimin e tyre në sistemet e  reja të Windows Server. Organizatat që aktualisht kanë të instaluar platformën Windows Server 2008 duhet të kanë parasysh datat e reja të përfundimit të mbështetjes nga Microsoft, dhe planifikojnë gradualisht migrimin në Windows Server 2012. |ameble| [divider top=”0″]