SHPËRNDAJE

Nvidia në konferencën e tyre vjetore ka prezantuar kartelën më të re grafike GeForce GTX Titan Z. Kjo kartelë vjen me çmim 3000 $ (ose 2188 €).  Kjo kartelë posedon GPU të dyfishtë në thelb dy procesorë, me dy njësi Kepler-it dhe 12GB memorie e dedikuar për framebuffer. Thjeshtë, kjo është kartela më e avancuar që kur kompania ka filluar prodhimin e kartelave grafika të rangut të tillë.

NVidia GTX Titan Z

Edhe pse posedon një çmim tepër te lartë Nvidia ka thëne se kartela Titan Z përkrahë lidhjet multi-monitor 5k (me rezolucion 5120 x 2700 ) për lojëra të ardhshme.

Krye-shefi i Nvidia-s Jen-Hsun Huang ka prezantuar Titan Z në konferencën e tyre ku për fokus ishin lojërat, me ketë prezantim aj ka josh njerëzit që punojnë me teknologjinë 3D, krijojnë animacione etj. /ameble

SHPËRNDAJE