NVIDIA GTX-960Nvidia këtë javë ka prezantuar një kartë të re grafike në linjën Maxwell Power. Karta grafike GTX 960 vjen me një çmim ekonomik.

E dizenjuar për të ofruar një performancë të mirë me një çmim të arsyeshëm, Nvidia GTX 960 mund të jetë karta grafike perfekte nëse doni të ndërtoni një PC ekonomik ose nëse doni të ndërroni kartën grafike aktuale. Nvidia e quan kartën e re si “opsionin më të mirë në kategorinë e saj të çmimeve”.

Nvidia GTX 960 është ndërtuar me arkitekturën Maxwell dhe është e aftë të mundësojë luajtjen e video lojërave në 1080p me 60 imazhe për sekondë. Karta grafike ka 1,024 bërthama Cuda, 64 TMU (njësi të hartimit të imazhit) dhe 32 ROU (njësi të paraqitjes së imazhit).

Shpejtësia normale e kartës është 1127MHz por mund të arrijë deri në 1178MHz me një shpejtësi të kujtesës prej 9.3 Gbps dhe e gjitha deklarohet se punon pa zhurmë. Nvidia shpjegon më tej:

“GTX 960 është shumë e përshtatshme për lojërat e betejave multiplayer online. Karta kontrollon ventilatorët në mënyrë inteligjente dhe kjo bën që pajisja të punojë me 30W duke ofruar performancë në rezolucionin 1080p.”

GTX 960 do ta dalë në treg në muajt e ardhshëm për 199$ në ShBA dhe 130£ në Mbretërinë e Bashkuar. /ameble