SHPËRNDAJE

Nëse ju nevojiten dëshmi se NVIDIA ka qenë serioze në lidhje me tregun e telefonisë mobile, mos shiko me shumë se Tegra 4i, të cilën kompania e ka prezantuar sot. Tegra 4i është zgjidhje plotësisht e dizajnuar për telefonat mobil, i cili ka një kombinim me një 28nm CPU, GPU, dhe modemin LTE të gjitha në vetëm një çip. Jo vetëm kjo, NVIDIA thotë së 4i është sa gjysma e madhësisë së rivalit të tij të ri Qualcomm S800.

Njëjtë si procesorët  tjerë Tegra 4i posedon 5 bërthama (R4 Cortex-A9) CPU, dhe vepron me shpejtësi maksimale 2.3GHz. Në përdorim normal ajo vepron si një çip 4 bërthamor, me bërthamën e pestë që e përdor si mbrojtës të baterisë. Pra me ketë performancë ky është në gjendje të shfaq pa problem rezolucionin 1080p.

NVIDIA ka njoftuar gjithashtu për një smartphone referimi që kompania e ka quajtur NVIDIA Phoenix dhe në të ka përdorë procesorin e ri NVIDIA Tegra 4i.

Edhe pse është prezantuar sot, një paraqitje dhe prezantim me të gjerë mund të paraqitet në Kongresi Botëror të Celularëve që fillon më 25 shkurt në Barcelonë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • krymylli

    Super
    Shume shpejt kena me i pa lajmet duke kajte ato firmat qe marojne klima qe kane hi ne biznis te smartfonave. Ani, edhe te koka me ‘i’ ne fund inxhekshen…. aiiii.. paska me i myt krejt.