SHPËRNDAJE

facebooktwitterRrjetet shoqërore përveç që janë vend i mirë për të qenë në kontakt me të tjerët, janë po ashtu edhe vend i përshtatshëm për të shprehur mendimet dhe idetë e ndryshme, por jo edhe sharjet.

Kështu mendojnë zyrtarët në ishullin e Granadës, sipas të cilëve, personat që do të shajnë në rrjetet shoqërore në Facebook dhe Twitter do të gjobiten me 37 mijë dollarë, ose do të dërgohen në burg për tri vite.

Ministri i Çështjeve Ligjore i Grenadas, Elvis Nimrod, ka thënë për Associated Press: “Ne kemi probleme kur dikush e përdor teknologjinë për t’u marrë me ligësi.”

Në këtë vendim përfshihet çdokush që poston në Twitter ose Facebook ndonjë koment ofendues për ndonjë emër ose karakter. Në fakt, është e lehtë që të merret sot smartfoni në dorë dhe pa një pa dy të shahet dikush, por kjo gjë e pahijshme nuk do të tolerohet në këtë ishull.

Tani kjo gjë mund të komplikohet, pasi që për shembull punëtorët që kanë punuar për ndonjë ndërmarrje kur të dalin nga ajo mund të fillojnë të shprehin mendimin e tyre jo fort të mirë për vendin e kaluar të punës dhe si pasojë mund të jenë të detyruar që të ballafaqohen me ligjin.

E po ashtu, politikanë të ndryshëm mund të shkruajnë mbase gjëra të ndryshme rreth rivalëve të tyre politikë, e këto mund të interpretohen dhe të merren si shkak për paditje në gjyq. |PCWorld Albanian|

SHPËRNDAJE