SHPËRNDAJE

Pasi që kishin kërkuar sugjerime nga përdoruesit për emrin e platformës, OnePlus më në fund ka vendosur një emër për ROM-in e tyre të ardhshëm, ku më ketë lëvizje kompania shihet së është duke u larguar nga versioni i Cyanogen-it që ka përdorur në smartphone-in OnePlus One. Tani për tani nuk dihet shumë për OxygenOS, por të paktën kemi emrin që i referohet platformës së tyre.

Se si e ka arsyetuar kompania emërimin e kësaj platforme, është diçka më intriguese se që pritej. Në forumet e saj, kompania ka shpjeguar përzgjedhjen: si element, Oxygen është jashtëzakonisht i fuqishëm. Oxygen është gjithçka rreth nesh. Kjo është pjesë e jona dhe çdo gjë që bëjmë. Ajo krijon ujin, ndërton luginat dhe lëviz malet. Në vete, është i thjeshtë dhe i pastër. Përveç të gjitha këtyre Oxygen mund të bëj diçka edhe më shumë.

OxygenOS

Si informacion i vogël, kjo platformë do të jetë e hapur, e përshtatshëm, dhe më plotë karakteristika. Rreth platformës OxygenOS, OnePlus më shumë do të njoftojë më datën 12 shkurt. /ameble

 

SHPËRNDAJE