SHPËRNDAJE

OnePlus me herët kishte lansuar platformën e tyre Oxygen OS për smartphone-in OnePlus One, kurse tani sipas kompania po përgatitet të prezantoj një tjetër version të quajtur Hydrogen OS. Hydrogen OS i ri në thelb është një version tjetër i Oxygen OS-it i cili do të lansohet në Kinë më datën 28 maj.

Hydrogen OS

Nuk është e qartë ende se çfarë ndryshimesh do të ketë në ketë platformë të ardhshme, mirëpo do të jetë e bazuar në Android 5.0 Lollipop.

Kompania ka deklaruar gjithashtu se janë duke punuar në një smartphone të ri OnePlus Two, për të cilin kemi dëgjuar edhe më herët.

Sidoqoftë për platformën e përfolur Hydrogen OS pritet të kuptojmë me shume në javët në vijim ose ditën e lansimit. /ameble