SHPËRNDAJE

Smartphone-i Oppo Find 5, që kemi raportuar më herët tanimë është paraqitur zyrtarisht në Kinë. Kjo pajisje është me Android 4.1.2 Jelly Bean, ekranin 5 inç 1920X1080 Full HD. Posedon procesorë 1.5GHz quad-core Qualcomm Snapdragon S4 Pro me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila fatkeqësisht nuk mund të rritet.

Smartphone-i gjithashtu shfaqet me kamerë 13 Megapixels prapa, dhe 1.9 Megapixels ajo frontale, dhe teknologjia e zërit Dirac HD e cila mund të gjendet vetura të rangut të lart si BMW, Bentley, Rolls Royce etj.

Oppo Find 5 ka filluar me shtije në Kinë për rreth 480 $ dhe do të filloj rrugën e tij muajin e ardhshëm në tregjet e tjera nëpër botë si SHBA për 499 $. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE