SHPËRNDAJE

Oppo N1 lansimiDisa muaj më parë, Oppo kishte premtuar se smartphone-i i tyre i ri N1 do të dal në treg në Dhjetor, dhe ja tani kompania ka dhënë datën zyrtare të lansimit dhe çmimet për pajisjen, i cili vjen në dy modele njëri posedon sistemin Android me CyanogenMod kurse tjetri me sistemin e vet Color OS. Oppo N1 do të jenë në dispozicion duke filluar nga 10 Dhjetor në dy shtetet SHBA dhe Britani të Madhe për 599$ dhe 449 € të hapur (unlocked).

Oppo N1 posedon ekran 5.9 inç të plotë HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.7 Ghz quad Snapdragon 600, 2GB RAM, 16GB ose 32GB memorie e brendshme, kameren 13 megapikselë e cila mund të rrotullohet në 180 shkallë, baterinë 3610 mAh dhe në vete ka të instaluar versionin Android 4.2.

N1 është smartphone i parë i kompanisë, i zhvilluar së bashku me ekipin Cyanogen. Oppo N1 do të jenë në dispozicion përmes dyqanit online të kompanisë Oppo dhe nga Amazon. |ameble|

SHPËRNDAJE