SHPËRNDAJE

OPPO Windows PhoneKur është fjala për pajisjet me Windows Phone, marka apo kompania që të vjen në mendje është Nokia, edhe pse ka edhe kompani tjera të tilla si Samsung, Huawei, dhe HTC që prodhojnë smartphone me platformën Windows.

Tani thashethemet janë se edhe kompania kineze Oppo ka vendosur të hyjë në betejë më ketë platformë, mirëpo nuk është e sigurt se kur do të lansoj pajisjen e parë të tyre me Windows Phone. Drejtori për Marketing në Oppo, Li Ying Ming ka postuar një pajisje Oppo që posedon sistemin operativ të Windows-it. Sipas Li, versioni i Windows Phone-it që do të dalë me pajisjen e kësaj kompanie dhe do të mbështes ekranin e plotë HD me 1080p dhe siç e dini Windows Phone aktualisht nuk e përkrah ketë rezolucion, ai incizon deri në maksimum 720p.

Është spekuluar se përditësimi i ardhshëm (GDR3) i Windows Phone-it do të mbështesë definicionin e lartë dhe të plotë 1080p, kështu që po shpresojmë se kjo të jetë gati për smartphone-in Oppo. |ameble| 

SHPËRNDAJE