SHPËRNDAJE

Një numër pajisjesh Bose janë kthyer prapë në Apple Online Store, pasi që ishin larguar dy muaj më parë. Spikeri i shumë njohur i kompanisë SoundLink Bluetooth është një nga tri pajisjet që tani janë në dispozicion para festave të fundvitit, ku bëhen shitje të mëdha.

Bose-Apple 1

 

Është ende e paqartë se pse Apple kishte larguar pajisjet Bose nga dyqanet e saj, mendohet se arsyeja mund të jetë blerja e kompanisë Beats. Vetëm tetë javë më vonë, tani kufjet Bose QuietComfort, spikeret SoundLink Bluetooth dhe SoundLink Mini Bluetooth mund të blihet përsëri nga Apple.com. Apple ka rikthyer gjithashtu vlerësimet e konsumatorëve që këto pajisje kishin marrë më herët nëpërmes ueb-faqes.

Të tri këto pajisje janë në dispozicion me transport falas brenda SHBA-ve, ose mund t’i blini dhe merrni ato nga ndonjë dyqan më i afërm i Apple-it. /ameble