SHPËRNDAJE

Të premten e kaluar The San Jose Mercury News ka publikuar një galeri të plotë të kompleksit të planifikuar për ndërtim nga Apple në qytetin Cupertino të Kalifornisë, e cila si projekt gjigant është planifikuar të përfundohet në vitet e ardhshme. Më herët kemi parë disa skica apo koncepte të saj mirëpo kjo që është publikuar tani jap një pasqyrë të plotë, i cili duket si një qytet i vetëm, i kompletuar me palestra sportive dhe qendra tjera. Kompleksi i quajtur Hula-Hoop do të ketë gjithashtu teatro, parkim nëntokë dhe shumë mini-ndërtesa për punë tjera ndoshta edhe të fshehta. Natyrisht, se të gjithë këto do të jenë të pajisura me panele diellore, që do të thotë se i gjithë mini-qyteti do të jetë shumë ekonomik.

Modeli i paraqitur është në uebfaqen e Apple-it e cila po planifikon të ndërtojë, kompania tani ka nevojë të marrë miratimin përfundimtar nga Këshilli Bashkiak Cupertino, që është vendosur të mbahet me 15 Tetor. Për të parë se si do të duket ky kompleks shikoni fotot e më poshtme. |ameble|

SHPËRNDAJE