SHPËRNDAJE

Nga sot, kemi integruar modulin e ri “Krahasime” nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të informoheni në mënyrë më të lehtë për detaje rreth një pajisje specifike, mund t’i krahasoni pajisjet për të cilat keni shfaqur interesim dhe njëkohësisht do të informoheni edhe për çmimin e përafërt të pajisjes në tregun tonë dhe përreth, kuptohet është fjala për pajisje të reja.

Duke u nisur nga fakti se trendi aktual në vend është smartphone-i, në modulin “Krahasime” momentalisht është integruar vetëm kategoria për smartphone ku mund të gjeni informata për modelet e smartphone-ve më të fundit nga brendet më të njohura si, Samsung, Apple, HTC, Nokia, BlackBerry, Motorola, Sony etj.

Databaza do të përditësohet vazhdimisht në çdo kohë dhe shumë shpejt do të jenë edhe kategoritë tablet, laptop, TV etj.

Pra, informohu shpejt, lehtë dhe para se e blen një pajisje “krahaso” me një pajisje tjetër dhe vendos a ia vlen me ble! |ameble|

SHPËRNDAJE