SHPËRNDAJE

Një projekt i ri i quajtur Phoneblocks ishte shfaqur në muajin Shtator dhe ideja prapa këtij koncepti ishte e thjeshtë përdoruesit të kenë mundësinë të ndryshojnë pjesët harduerike në smartphone-t e tyre, pra që të mund të krijojnë smartphone-in e tyre sipas dëshirës.

Projekti më i ri nga Motorola i quajtur “Ara” bazohet saktësisht në ketë ide të njëjtë, dhe caku është që përdoruesit të jenë në gjendje që një ditë të shtojnë më shumë hapësirë për të dhëna, fusin bateri me të fortë, memorie me shumë kamerë me të mirë, ose të ndalen në ato pjesë për të mbajtur koston e smartphone-it të tyre të pranueshme për buxhetin. Pra është shumë e ngjashme siç ndodh me PC-të, në të cilët ju mund t’i ndryshoni pjesët shumë lehtë.

Projekti është duke u udhëhequr nga teknologji të avancuara të Motorola-s dhe Projects Group, ku qëllimi është për ta mbajtur ketë burim të hapur për “smartphone shumë modular” që posedojnë Android.

Këta smartphone do të kenë një komponentë kryesore të quajtur “endo” që do të jetë pjesë mbajtëse për secilin nga modulet që ju vendosni të shtoni apo ndryshoni. Për sa i përket krejt kësaj Motorola është duke punuar ngushtë me ekipin Phoneblocks, që të shfaqin diçka rreth kësaj si një ekzemplar, ata shpresojnë që javët e ardhme të kenë edhe diskutime me zhvillues për një lansim të Developers Kit Module (DMK) që mund të jetë gati gjatë këtij viti. |ameble|

SHPËRNDAJE