SHPËRNDAJE

Outlook AndroidDisa javë më parë Microsoft ka lancuar aplikacionin për mail-a Outlook. Aplikacioni është në dispozicion për platformat iOS dhe Android dhe duket të jetë goxha i popullarizuar. Megjithatë, përderisa mund të jetë i popullarizuar në mesin e përdoruesve të zakonshëm, aplikacioni nuk duket të jetë aq e sigurt për disa qeveri.

Si duket Parlamenti Evropian ka bllokuar përdorimin e aplikacionit përbrenda organizatës, duke pretenduar se është aplikacion i pasigurt të paktën sipas standardeve të qeverisë. Kjo për shkak të një tipari të aplikacionit i cili ndan informacionet e fjalëkalimit me Microsoft-in dhe gjithashtu për arsye se email-at e saj ruhen në një shërbim cloud të palës së tretë, ku Parlamenti Evropian nuk ka qasje në të.

Sipas një email-i të dërguar nga departamenti i TI-ve të Parlamentit thuhet, “Ju lutem, mos e instaloni këtë aplikacion, edhe në rast se keni instaluar ju lutem fshijeni atë menjëherë dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj.”

Sa i përket kësaj nuk është vetëm Parlamenti Evropian i shqetësuar me ketë çështje, edhe Universiteti Wisconsin gjithashtu ka deklaruar se do të bllokoj përdorimin e aplikacionit për shkak të arsyeve të njëjta të përshkruara nga Parlamenti Evropian. /ameble