SHPËRNDAJE

Vetëm një javë, pasi qeveria turke bllokoj qasjen për rrjetin social Twitter tani ka bllokuar edhe qasjen në YouTube, që i bie tri ditë para zgjedhjeve lokale.

Qytetaret turk filluan raportimet për ketë bllokadë qysh pas orëve të mëngjesit. Bllokimi i portalit YouTube u urdhërua sot (të enjten) menjëherë pas publikimit të disa incizimeve të cilat ishin të një takim për siguri të publikuara në YouTube, sipas Hurriyet Daily News.

Turqia mund të heqë bllokimin vetëm nëse YouTube heq incizimet audio të publikuara aty, kjo sipas një burimi brenda zyrës së kryeministrit nga Reuters. Kjo ngjarje e krijuar kështu është me rendësi, sepse nuk është e sigurt nëse Google do të pajtohet që të heq ketë video, sepse kompania kohët e fundit ka vendosur që të refuzoi heqjen e videove që pohojnë korrupsionin qeveritar të cilit do shtet.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia bllokon YouTube-in. Gjykata turke kishte bllokuar ketë shërbim edhe në vitin 2007, pasi që një video e postuar aty fyente themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk. Turqia gjithashtu javën a kaluar bllokoi Twitter-it, pas publikimit të një skandali nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i cili pastaj kërcënoj se do të mbyllë edhe Facebook-un edhe YouTube-in.

Sidoqoftë, ne do të përcjellim si dhe do të raportojmë për ngjarjen e krijuar nga qeveria e Turqisë kundrejt Internetit, nëse do të ketë ndryshime ose jo./ameble

SHPËRNDAJE